Analiza e rreziqeve nga përgatitja (përdorimi) jo e duhur i çajrave

         1. Çfarë ndodh nëse fusim më pak ujë se ç’shkruan?

    Nëse fusim më pak ujë se sasia që thuhet në pako, çaji do të jetë më i përqendruar, me shije më të fortë, por pa efekte të padëshiruara. Doza e çajit (bima e tharë/përzierja) që duhet për të përgatitur çajin (pijen) llogaritet sipas të dhënave zyrtare nga literatura dhe ajo është dozë e sigurt për ta futur në organizëm. Në rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

         2. Çfarë ndodh nëse fusim më shumë ujë se ç’shkruan?

    Nëse futet më shumë ujë se sasia që thuhet në pako, çaji do të jetë më i tëholluar, me shije dhe aromë më të dobët,por pa efekte të padëshiruara. Doza e çajit (bima e tharë/përzierja) që duhet për të përgatitur çajin (pijen) llogaritet sipas të dhënave zyrtare nga literatura dhe ajo është dozë e sigurt për ta futur në organizëm. Në rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

         3. Çfarë ndodh nëse çaji përgatitet me ujë të ftohtë ose të vakët dhe jo me ujë të sapovluar siç shkruan? 

    Në çdo paketim shkruhet saktësisht me çfarë uji duhet të përgatitet çaji. Ekstraktimi i bimëve të ndryshme varet nga temperatura e ujit me të cilin bëhet ky ekstraktim. Disa bimë ekstraktohen më mirë me ujë të sapovluar (të vluar në 100°C) për shkak të tretshmërisë së substancave aktive në ujin e tillë. Ka bimë që kanë përbërës aktivë specifikë (termolabilë), prandaj përgatitja e çajit duhet të bëhet me ujë të vakët për të mos prishur substancat aktive. Shembull i tillë është rrënja e mëllagës së bardhë e cila për shkak të jargëve të ndryshme, rekomandohet të përgatitet me ujë të vakët. Llojet e ndryshme të jargëve janë komponenta termolabile të cilat ekstraktohen me ujë të vakët dhe/ose të ftohtë.

    Nëse çaji përgatitet me ujë të ftohët ose me të vakët, dhe jo me ujë të sapovluar siç thuhet, komponentat aktive të bimëve nuk kanë ujë të mjaftueshëm për t’u ekstraktuar (infunduar), përkatësisht nuk do të kalojnë plotësisht tek uji. Në një rast të tillë çaji do të jetë i tëholluar, madje mund të mos i ndihet shija e as aroma e bimës. Kështu komponentat aktive të nevojshme nuk dot të ekstraktohen te çaji (pija). Në rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin  konsumatorit.

    Kur çaji përgatitet me ujë të ftohët ose të vakët, edhe pse thuhet të përgatitet me ujë të sapovluar, kurse bima përmban mikroorganizma brenda kufijve të lejuar sipas rregullativave (sipas specifikimeve për cilësinë), në raste të rralla ka rrezik që mikroorganizmat të mos shkatërrohen me ujin e ftohtë (ata shkatërrohen me ujë të sapovluar për të paktën 3 – 5 minuta). Këto situata mund të sjellin efekte të padëshiruara, pra të shkaktojnë të përziera në sistemin gastrointestinal të konsumatorit. Në një rast të tillë ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

         4. Çfarë ndodh nëse çaji përgatitet me ujë të sapovluar, por nuk zihet siç shkruan? 

    Zakonisht rrënjët, rizomat, lëvoret dhe frutat e bimëve(pjesët e forta të bimëve) duhet të përgatiten me zierjen e tyre të shkurtër (zierje 3 – 5 minuta, mënyra e përgatitjes – dekokt) ashtu që komponentat aktive të kalojnë, pra të ekstraktohen në ujë. 

    Nëse është fjala për çaj me indikacion të caktuar (me pohim mjekësor), ka mundësi që ai të mos veprojë ngaqë komponentat aktive nuk do të treten në ujë. Nëse çaji përgatitet vetëm me lënien në ujë të sapovluar, pa zierjen shtesë 3 – 5 minuta, siç thuhet, ka mundësi që mos ndikojë për indikacionin e caktuar. Në një rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

         5. Çfarë ndodh nëse bima në ujin e sapovluar rri më pak se ç’thuhet?

    Në rast të tillë çaji do të jetë më i tëholluar dhe me shije të dobët, me komponenta aktive të pamjaftueshme. Në rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin e konsumatorit. Në raste të rralla ka rrezik që mikroorganizmat të mos shkatërrohen me qëndrimin e shkurtër në ujin e sapovluar (shkatërrohen në ujin e sapovluar dhe kur rrinë aty të paktën 3 – 5 minuta). Raste të tilla mund të sjellin efekte të padëshiruara, përkatësisht të japin të përziera në sistemin gastrointestinal të konsumatorit. Në rast të tillë ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

         6. Çfarë ndodh nëse bima në ujin e sapovluar rri më gjatë se ç’thuhet?

    Nëse kemi të bëjmë me çaj nga grupi i çajrave të gjelbra, të zeza ose të bardha, në atë rast, sa më gjatë që rri në ujë bima, aq më shumë tanina kalon në ujë (çaji). Taninat janë substancat bimësh që shkaktojnë shtrëngime (veprim adstringues) dhe me shije shumë të hidhur. Qëndrimi më i gjatë i ndonjërës nga bimët e përmendura më lart mund të shtojë hidhësinë e çajit dhe të përkeqësojë shijen e tij. Çaji është tepër i hidhur, prandaj nuk rekomandohet pirja e tij nëse koha e qëndrimit të bimës është më e gjatë se 5 minuta. Të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga ngacmimi i stomakut prej sasive të mëdha të taninave janë efekte të padëshiruara të mundshme, ndonëse janë të rralla. Në këtë rast ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

    Nëse kemi të bëjmë me çaj shtëpie nga mente, kamomili, bliri e të ngjashme, nuk ka ndonjë rrezik nëse bima rri më gjatë në ujë, prandaj çaji mund të pihet pa pasur efekte të padëshiruara. Në rast të tillë nuk ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

    Nga ana tjetër, nëse bëhet fjalë për çajra mjekësore që jepen për indikacione të caktuara, në këtë grup do të veçojmë çajrat që përmbajnë komponenta të njohura si alkaloide pirolizidine. Këto alkaloide janë hepato- dhe gjenotoksike nëse merren në sasi të mëdha. Bimë të tilla janë lëpusha dhe kufilma. Nëse ndonjë çaj përmban ndonjërën nga këto bimë dhe ato rrinë më gjatë se ç’rekomandohet, mund të shfaqen çrregullime gastrontestinale, si të përziera, të vjella dhe diarre, prandaj këto çajra duhet të përdoren vetëm ashtu siç thuhet në udhëzimin për përgatitje. Në rast të tillë ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.

    Secila bimë është specifike dhe rekomandohet që çaji të mos përdoret nëse është harruar më gjatë se 30 minuta. 

         7. A mund të mbidozohemi me çaj?

    Ndonëse varet nga sasia e konsumuar, çdo bimë (çaj) ka dozën e vet maksimale ditore e cila nuk duhet të tejkalohet. Kjo vlen kryesisht për çajrat mjekësore ose për çajrat që jepen për indikacione të caktuara. Gjasat për mbidozim me çajrat e shtëpisë si kamomili, menta ose bliri janë shumë të vogla, pothuajse të aspakta. 

    Efektet e padëshiruara më të shpeshta që eventualisht mund të shfaqen nga mbidozimi janë:

    • mbindjeshmëria ndaj bimës, ngërçe të muskujve të lëmuar, çrregullime të traktit gastrointestinal dhe jashtëqitje të parregullta (konsumimi i çajit të gjethes së senës dhe i lëvores së zoglës(drunakuqit)për një periudhë më të gjatë se 2 javë);
    • mbindjeshmëria ndaj bimës, hepatotoksiciteti dhe gjenotoksiciteti (përdorimi i rrënjës së lëpushës ose gjethes së kufilmës më shumë se 10 ditë);
    • mbindjeshmëria ndaj bimës, kofeinizimi i tepërt, dhimbje koke, marramenth, të vjella, diarre, pagjumësi, rrahje të çrregullta të zemrës (përdorimi i sasive të mëdha të çajit të zi ose të gjelbër);
    • mbindjeshmëria ndaj bimës, çrregullime gastrointestinale si të përziera, dhimbje abdominale, lodhje, shtrëngim në kraharor, tremor dhe tharje e syve (përdorimi i tepërt dhe i zgjatur i çajit nga rrënja e valerianës);
    • mbindjeshmëria ndaj bimës, të përziera dhe të vjella nga ngacimimi i stomakut pej taninave të tepërta (përdorimi i tepërt dhe i zgjatur i çajit nga rrushi i arushës).

         8. Çfarë ndodh nëse çaji nuk ruhet në vendin siç thuhet në ambalazh?

    Pothuajse për të gjitha bimët vlen ruajtja nga drita e diellit, ashtu siç e kërkojnë shumica e farmakopeve. Kjo vjen sepse kur bima ekspozohet në dritë, ngjyra e gjetheve, lulet dhe të gjitha pjesët mbitokësore zbehen me shpejtësi.Përveç kësaj, ekspozimi në dritë përshpejton proceset kimike që sjellin shpërbërjen ose shndërrimin e përbërësve të bimës. 

    Për të ruajtur cilësinë e bimës edhe temperatura është një faktor i rëndësishëm. Sipas rregullit të formuluar ngaVan’t Hoff në vitin 1884, çdo rritje e temperaturës për 10оС shkakton dyfishimin e reaksioneve të bimës. Në fakt, ndryshimet e përbërësve të bimës mund të përshpejtohen nga ngrohtësia, përkatësisht përmbajtja e përbërësve të avullueshëm (vaji eterik) humbet me shpejtësi me rritjen e temperaturës. Prandaj bimët duhet të ruhen në vend të ftohtë, më mirë është të ruhen në bodrum dhe jo në vende të ngrohta, si p.sh.: nënçatia. 

    Lagështia e tepërt ka dy efekte negative mbi stabilitetin e bimës: nxit aktivitetin e disa enzimave(kryesisht glukozidazave) që shpërbëjnë përbërësit ebimës dhe rritin rrezikun për rritjen e mikrobeve, si p.sh.: mykut. Për këtë arsye rekomandohet ruajtja e bimës në vende të thata dhe me lagështi relative jo më të madhe se 60 %. (Wichtl)

    Në rast të tillë ka rrezik për shëndetin e konsumatorit.